Shkëmbim frytdhënës i përvojave me mjekët nga Evropa

Aktuale

Shkëmbim frytdhënës i përvojave me mjekët nga Evropa

Më: 12 prill 2018 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vazhdimësi vijnë mjekë nga shtete të ndryshme të Evropës për të shkëmbyer përvoja, kryesisht për operacione të ndërlikuara.

Në këtë rast, jo vetëm pacientët janë ata që përfitojnë, duke u operuar falas nga mjekë specialistë ndërkombëtarë. Përfitime kanë edhe stafi mjekësor vendor, i cili njihet me praktikat e ndryshme mjekësore që përdoren sot në botë.

Një ekip i mjekëve nga Suedia po qëndron nga dita e hënë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku si rrjedhojë, në kirurgjinë e fëmijëve, ka kryer mbi 20 trajtime, përfshirë edhe ndërhyrje kirurgjike.

Gani Çeku, kirurg i fëmijëve në Qendrën Klinike Univeristare i tha Radios Evropa e Lirë se bashkëpunimi me ekipe të ndryshme mjekësh ka filluar qysh në vitin 2004. Ai tutje shton se përvojat e marra nga mjekë nga e gjithë Evropa janë të frytshme dhe më pas aplikohen nga stafi mjekësor vendor.

Shkrimin e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat