Pal Lekaj u intervistua para 6 muajve nga Prokuroria, tregon avokati i tij

Aktuale

Pal Lekaj u intervistua para 6 muajve nga Prokuroria, tregon avokati i tij

Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:27
Pal Lekaj

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare në kohën sa ishte kryetar i Komunës së Gjakovës. Këtë gjë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori special, Faik Halil.

Por, avokati i ministrit Lekaj, Arianit Koci ka thënë se nuk janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria për ngritjen e kësaj aktakuze. Madje, për të veprimi i tillë i Prokurorisë që “që  kur të ngritet një aktakuze, së pari t’i njoftojë mediat, para se këtë ta bëjë ndaj klientit ose avokatit, është një gjë shumë e dëmshme”.

“Unë sikurse Lekaj, nuk jemi informuar nga ana e Prokurorisë për ngritjen e kësaj aktakuze. Gjithçka e kemi parë përmes mediave. Dhe kjo nuk është në rregull, që mediat të njftohen për ngritjen e aktakuzës, e kjo mos të bëhet ndaj klientit ose avokatit. Është koha e fundit që të ndalohet një praktikë e tillë në Kosovë“, ka thënë për Insajderi Arianit Koci.

Ai ka pranuar që Lekaj ka qenë i dyshuar për për dy vepra penale të përvetësimit në detyrë dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe e pranon që gjashtë muaj më parë  është intervistuar nga Prokurori, pikërisht për këtë ështje.

“Po, Lekaj është intervistuar nga Prokuroria për këtë ështje dikund para gjashtë muaj më parë. Dhe nuk ka pasur një element që do të mund të ngritet aktakuzë ndaj tij“, tha Koci.

Ai u shpreh i bindur që klienti i tij në fund do të shpallet i pafajshëm.

“Them me siguri të madhe dhe bindje të thellë, se Pal Lekaj në fund të gjykimit do të dalë i pafajshëm. Sepse ai ika vepruar sipas ligjit”, ka thënë në fund avokati Pal Lekaj, Arianit Koci.

Se për ngritjen e aktakuzës është njoftuar nga mediat, e ka thënë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “po lexoj në media që organet e drejtësisë paskn ngritur një aktakuzë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat