Ish-zv.drejtori në ASHNA denoncon shkeljet në koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

Aktuale

Ish-zv.drejtori në ASHNA denoncon shkeljet në koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës

Më: 12 prill 2018 Në ora: 20:56
Bujar Ejupi

Dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ për kompaninë ‘Limak Kosovo’ është përcjellë me shumë probleme sipas një ish-zyrtari të lartë në Agjencinë Shtetërore të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Bujar Ejupi, ish-zëvendësdrejtor për Administratë dhe Financa në ASHNA ka rrëfyer ekskluzivisht për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, një varg shkeljesh që sipas tij kanë ndodhur në kontratën e Qeverisë së Kosovës me kompaninë ‘Limak’.

Ejupi pretendon se u largua nga puna për shkak të ngritjes së këtyre çështjeve.

Sipas Ejupit terminali i ri i APN, i ndërtuar pas këtij koncesionimit është një ‘fasadë’, që mbulon parregullsitë në dëm të shtetit dhe parasë publike.

“Koncesionimi është një storie e suksesit, së paku medial, për shkak se një terminal i mirë që na pëlqen krejtve, një terminal i cili duket që është si terminal që i përngjanë terminalit botës, kështu që është storie e suksesit, është storie e suksesit e cila u tregu në media… por është edhe një pjesë tjetër të cilën po ashtu njerëzit e aviacionit e shikojnë”, tha Ejupi.

Ai përmendi disa elemente teknike që kanë të bëjnë me sigurinë e aviacionit që sipas tij nuk janë përmbushur siç ishin paraparë në kontratën e koncesionimit.

Në ‘Jeta në Kosovë’ ndiqni edhe hulumtimin nga ‘Instituti Riinvest’, intervistat me personat përgjegjës për mbikqyrjen e kontratës në fjalë ,një pjesë të intervistës me Drejtorin e ASHNA-s, Bahri Nuredini dhe të drejtorit të kompanisë Limak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat