Selmanaj: LDK ka potencial të nxjerrë 10 emra për kryetar

Aktuale

Selmanaj: LDK ka potencial të nxjerrë 10 emra për kryetar

Më: 12 prill 2018 Në ora: 21:31
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kërkesa e partisë së tij për zgjedhje të parakohshme në vend s’ka ardhur rastësisht.

Selmanaj ka deklaruar se LDK është në kohën më të mirë të saj – të paktën në 10 vjetët e fundit.

Ai ka thënë se në LDK “ka një punë ekipore, një harmoni brenda grupit parlamentar, dhe brenda vetë subjektit”.

Selmanaj po ashtu ka thënë se mungesa e kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, është ndier gjatë muajve të fundit.

Ai e ka quajtur të rëndësishme mungesën e Mustafës, i cili ka qëndruar disa muaj në Gjermani, për shërim.

Mustafa është shtylla kryesore e partisë, ka deklaruar Selmanaj në “Pressing” të T7.

Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje nacionale sivjet, edhe para se t’i hyjë procesit të zgjedhjeve të brendshme, vitin e ardhshëm.

Ai i ka folur edhe për shprehjen e interesimit nga anëtarë të caktuar të partisë për t’u bërë kryetar i ardhshëm i subjektit.

“Zërat individualë i shoh si vlera, jo diçka të pazakontë”, ka thënë Selmanaj. Ai ka thënë se LDK ka potencial që të nxjerrë 10 emra për kryetar – ndryshe nga partitë e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat