Sherifi: PDK-ja mund ta mbështesë mocionin e LDK’së kundër Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Sherifi: PDK-ja mund ta mbështesë mocionin e LDK’së kundër Qeverisë Haradinaj

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:37
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka folur rreth mundësisë së rrëzimit të qeverisë aktuale, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Sherifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se dyshon se LDK do të arrijë të paraqesë një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Megjithatë, ai ka thënë se LDK mund të sigurojë mbështetje të ndonjërës prej partive që aktualisht bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës të vendit.

“Për PDK’në kurrë nuk i fus duart në zjarr që nuk mundet ta nënshkruajë mocionin”, ka deklaruar Sherifi.

Ai ka komentuar edhe rreth idesë së LDK’së për një tryezë të përbashkët të partive për një marrëveshje të mundshme për zgjedhje të parakohshme.

“Jemi të hapur. Mendojmë se tryezat janë të domosdoshme. Nuk ka asgjë të keqe nëse thirret tryezë”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat