Reagon ashpër ndaj Policisë së Kosovës anëtari i organizatës Studim, Kritikë, Veprim

Aktuale

Reagon ashpër ndaj Policisë së Kosovës anëtari i organizatës Studim, Kritikë, Veprim

Nga: A.M. Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Anëtari i organizatës  Studim, Kritikë, Veprim, Egzon Azemi ka reaguar pasi që Policia e Kosovës  ka shpërndarë studentët e tubuar gjatë shënimit të 8-vjetorit të kësaj organizate.

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës nën direktivat e politikanëve tradhëtarë i ndërsyen ca policë e shumë zagarë për të intervenuar brutalisht kundër studentëve të Lëvizjes studentore SKV, që sot mbushi 8 vite.

Pse? Veç pse të rinjët e kësaj Lëvizje sot në Parkun e Qytetit shfaqen ekspozitën me aktivitetet e saj ndër vite dhe filmin dokumentar me historikun e saj.

Por zagarët e veshur me rroba policie erdhën pak me vones e nuk arritën ta dëgjojnë çka Astriti na tha para disa vitesh por edhe sot.

"KJO DHUNË ASNJËHERË NUK DO TË NA NDALË! REZISTENCA VETËM SE DO TË RRITET!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat