SKV jep bilancin: 5 të arrestuar dhe dhjetëra aktivistë studentë në spital nga intervenimi i Policisë

Aktuale

SKV jep bilancin: 5 të arrestuar dhe dhjetëra aktivistë studentë në spital nga intervenimi i Policisë

Më: 13 prill 2018 Në ora: 00:55
Aksioni i Policisë

Organizata Studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka festuar 8 vjetorin e themelimit me një ndejë në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke shpërndarë këtë festë të organizatës së afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.

SKV ka reaguar me një komunikatë duke bërë bilancin e protestës

Sot, Lëvizja STUDIM KRITIKË VEPRIM, shënoi 8 vjetorin e themelimit të saj. Gjatë ditës patëm ekspozitën në kampusin universitar me aktivitete të SKV-së dhe në mbrëmje në ''Parkun e Qytetit'' ishim mbledhur për të shfaqur dokumentarin e Lëvizjes sonë studentore.

Policia e Kosovës rreth orës 22:00 erdhi dhe në mënyrë brutale ndaloi aktivitetin në hapësirë publike duke intervenuar edhe dhunshëm mbi studentët aktivistët që ishin mbledhur aty. Nga ky intervenim u arrestuan 5 aktivistë dhe dhjetra të tjerë po marrin trajtim në ambulantë.

Dhuna e Policisë është e pajustifikueshme dhe e qëllimshme, pasiqë po të njejtit policë ishin edhe disa orë më herët dhe aktiviteti ynë u ndërpre dhunshëm para orës 23:00 të mesnatës.

Ne dënojmë ashpër dhunën policore dhe kërkojmë menjëherë lirimin e aktivistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat