As zëvendësdrejtori i AKI-së nuk shkon në raportim

Aktuale

As zëvendësdrejtori i AKI-së nuk shkon në raportim

Më: 13 prill 2018 Në ora: 10:42
Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot ka pasur të raportoj zëvendësdrejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Latif Merovci, mirëpo me një shkresë zyrtare Merovci ka kërkuar që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.

Ndërsa zëvendëskryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se me ligj, Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e sigurisë në vend.

Komisioni aktualisht është duke mbajtur mbledhjen pa medie rreth gjendjes së sigurisë, edhe pse Latif Merovci nuk është prezent.

Ajo tha se pas mbledhjes do të ketë deklaratë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat