Musliu: Nuk kemi kontroll mbi AKI-në

Aktuale

Musliu: Nuk kemi kontroll mbi AKI-në

Më: 13 prill 2018 Në ora: 11:38
Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

(E plotësuar) - Në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot për herën e katërt ishin të ftuar drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të raportojnë për zhvillimet e fundit në vend, përkatësisht rreth deportimit të gjashtë shtetasve turq javë më parë në Turqi, mirëpo as sot zëvendës drejtori i AKI-së Latif Merovci, nuk raportoi para këtij Komisioni.

Mirëpo me një shkresë zyrtare Merovci ka kërkuar nga Komisioni në fjalë që të shtyhet ky raportim deri sa të sqarohen rrethanat e krijuara në AKI.

Ndërsa zëvendëskryetarja e Komisionit Ganimete Musliu ka thënë se me ligj, Merovci do të duhej të ishte sot për raportim për gjendjen e krijuar së fundmi, sepse sipas saj, Komisioni e ka të pa mundur të ushtroj kontrollin, siç tha ajo demokratik mbi AKI-në. E pyetur nga mediat se a është AKI aktualisht jashtë kontrollit, ajo tha se nuk dëshiron të paragjykoj për këtë, porse do të jenë transparent për zhvillimet e mëtutjeshme.

Musliu: E kemi të pa mundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi këtë institucion

“Unë nuk dua të paragjykoj( se kjo Agjenci është jashtë kontrollit) dhe të përgjigjem për kompetencat që nuk më takojnë, sa i përket institucioneve tjera nuk e di a ju kanë përgjigjur apo jo(presidencës dhe zyrë së kryeministrit). Si komision e kemi të pa mundur të ushtrojmë kontrollin demokratik mbi këtë institucion. Do të ketë zhvillime në javën ardhshme si Komision, por nuk ka diçka konkrete që sot jap përgjigje për opinionin e gjerë. Por megjithatë ju do të njoftoheni me kohë për çdo veprim që do të marrim ne si Komision. Do të jemi transparent”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se Komisioni unanimisht ka vendosur që bashkërisht të gjejnë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse.

Musliu: Zëvendës drejtori I AKI-së nuk ka ardhur të na njoftoj për zhvillimet e fundit

“Është hera e katërt që ftojmë me ardhur në Komision për të na informuar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në vend. Tani më po dihet se drejtori nuk e ushtron detyrën  drejtorit, andaj, ne kemi kërkuar në bazë të ligjit dhe me të drejtat e saj, që në Komision të vij për të na njoftuar zëvendës drejtori, siç u njoftuat zëvendës drejtori nuk ka ardhur, për këtë Komisioni unanimisht konstaton se si Komision nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik ose thjesht anën ligjore mbi AKI-në. ne do të mundohemi që në bazë të kompetencave që i kemi, bashkërisht të gjejmë rrugë për të funksionuar si Komision dhe për të marrë përgjigje nga institucionet përgjegjëse”, theksoi  Musliu.

Ndryshe, pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, në këtë javë shefi i AKI-së Driton Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. 

Komisioni nuk po mund ta kontrollojë AKI-në

Zëvendësdrejtori i AKI-së, Latif Merovci, nuk ka shkuar sot për të raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.

Zëvendëskryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, ka thënë se është hera e katërt që e kanë ftuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë që të raportojë para Komisionit për gjendjen e sigurisë.

“Kemi kërkuar në bazë të ligjit që në Komision të vijë të na raportojë zëvendësdrejtori. Komisioni konstaton se nuk mund të zhvillojmë kontrollin demokratik mbi AKI-në”.

“Për hapat e tjerë do të njoftoheni javën e ardhshme pasi do të ketë zhvillime edhe javën e ardhshme”, ka thënë ajo.

Musliu nuk e ka pohuar ose mohuar nëse kjo nuk nënkupton se AKI është jashtë kontrollit.

“Unë nuk dua të paragjykojë, nuk e di se sa AKI ju kanë përgjgijë insistucioneve tjera. Ne e kemi të pamundur të ushtrojmë kontroll demokratik mbi AKI-në. Do të ketë zhvillime javën e ardhshme si Komision”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat