Simiq tregon a do të kthehet më Lista Serbe në Qeveri

Aktuale

Simiq tregon a do të kthehet më Lista Serbe në Qeveri

Më: 13 prill 2018 Në ora: 14:11
Lista Serbe

Igor Simiq nga Lista Serbe ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e themelon Asociacionin e Komunave serbe shpejt, atëherë këtë do ta bëjnë përfaqësuesit politikë të serbëve më 20 prill.

“Sigurisht se më 20 prill do të tubohen këshilltarët dhe prefektë e të gjitha komunave me shumicë serbe në Kosovë, porse duhet pritur se çfarë do të ndodhë gjatë shtatë ditëve në vijim para se të ndërmerret çfarëdo hapi”, ka thënë Simiq për mediat serbe.

Sipas tij, Lista Serbe tani nuk është duke menduar të kthehet në shumicën qeveritare, por se zhvillimet në periudhën e ardhshme mund ta përcaktojnë veprimin e saj.

Po ashtu, deputeti serb ka përmendur edhe afatin katër mujor që BE ia ka dhënë Kosovës për të hartuar statusin e Asociacionin e Komunave Serbe.

Igor vlerësoi se pas gjithë atyre që kanë ndodhur, është vështirë të besohet në ndonjë gjë.

Duke komentuar takimin e sotëm të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me kancelaren gjermane, Angela Merkelin në Berlin, theksoi se ka mjaft argumente lidhur me moskrijimin e Asociacionit të Komunave serbe.

I pyetur se cilët janë katër serbët në Ekipin Menaxhues që do të merren me hartimin e statusit të AKS-së, Simiq thotë se dy nga ata kanë qenë në ekip që nga viti 2013 e dy të tjerë i bashkëngjitur atij në vitin 2016.

“Ata janë njerëz me cilësi të lartë morale”, ka thënë Simiq, duke shtuar se Ekipi Menaxhues është krijuar në marrëveshje me Beogradin në Bruksel dhe nuk është ekip i ri që e ka krijuar Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat