Vuçiq, Merkelit: S’po ha bukë, e as s’po më merr gjumi për shkak të Kosovës

Aktuale

Vuçiq, Merkelit: S’po ha bukë, e as s’po më merr gjumi për shkak të Kosovës

Më: 13 prill 2018 Në ora: 16:47
Vuçiq dhe Merkel

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka qëndruar sot në Berlin, me kancelaren Angela Merkel, ka folur për Kosovën, respektivisht për platformën që Serbia pritet ta prezantojë e cila më pas pritet të jetë objekt i bisedimeve. Vuçiq, në stilin e tij, është ankuar se për shkak të Kosovës nuk po mundet të fle e as të ha mëngjes.

Vuçiq ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të bëhet me pajtimin e Gjermanisë, SHBA, Francës, BE’së, Turqisë dhe Rusisë

„Jemi të gatshëm për kompromis, ia kam thënë këtë edhe zonjës Merkel, por për këtë duhen dy palë. Zonja Merkel e kupton pozicionin tonë dhe e kupton se cka nënkupton Kosova për ne“ ka thënë ai.

Ai më pas ka thënë se dikur ka besuar se do të ishte më mirë që serbët dhe shqiptarët të bisedojnë vet.

„Por për një zgjidhje afatëgjatë është enevojshme që të pajtohen edhe gjermanët, francezët pra BE dhe amerikanët, Turqia, Rusia dhe për të gjitha të njoftohet edhe Kina“ ka thënë ai.

I pyetur se cili është cmimi që Serbia është e gatshme të paguaj kur është fjala për Kosovën, Vuçiq ka thënë se nuk e di se cka nënkupton kjo se stabiliteti nuk ka cmim dhe se një konflikt do ta kthente rajonin 100 vjet prapa.

Ai ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet të gjendet pasi nuk do që dikush në Berlin pas 30 vjetësh Presidentin e ardhshëm të Serbisë ta pyesin përsëri për Kosovën.

Vuçiq ka thënë se me kanceleran gjermane ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se ka kaluar nëpër marrëveshjen për Kosovën pikë për pikë ndërsa ka theksuar se „gjatë mëngjesit nuk ka ngrënë asgjë dhe se natën nuk po fle“.

Kreu i shtetit serbe ka thënë se kancleraja gjermane nuk ia ka përmendur karrigen e Kosovës në OKB dhe se nuk është folur as për rivazitimin e kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat