Veseli në Lublanë për t’i shpalosur të arriturat e Kosovës

Aktuale

Veseli në Lublanë për t’i shpalosur të arriturat e Kosovës

Nga: D.RR Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:38
Kadri Veseli dhe homologët e tij në Lublanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se ai është në Lublanë me homologë dhe deputetë të shteteve të Evropës Juglindore, ku nesër do të mbajnë sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA).

“Bashkë me homologë dhe deputetë të shteteve të Evropës Juglindore, u takuam sonte në Lublanë, ndërsa nesër do të mbajmë sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA)”- ka shkruar Veseli.

Ai thotë se gjatë punimeve të SEECP, do të paraqes të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi.

“Gjatë punimeve të SEECP, do të paraqes të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kosova do të kryesojë SEECP-në në periudhën 2019/2020”- tregon Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat