Aida Dërguti “bashkohet” me deputetët e AAK-së

Aktuale

Aida Dërguti “bashkohet” me deputetët e AAK-së

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:45
Aida Dërguti

Ish bashkë partiaket, që braktisën në të njëjtën kohë partinë e tyre, si duket vazhdojnë të kenë bashkëpunim në punën  e tyre, ose po tentojnë që ta “forcojnë” bashkëpunimin e tyre në Kuvend e Qeveri.

Donika Kadaj Bujupi që la Lëvizjen Vetëvendosje për tu rikthyer në AAK, dhe Aida Dërguti që la Lëvizjen Vetëvendosje për tu bërë me Grupin e Deputetëve të Pavarur, janë bërë sërish bashkë.Ato janë takuar në një lokal të kryeqytetit, nga ku edhe ka siguruar pamjet media.

Bashkë me Dërgutin e Bujupin shihet edhe deputetja tjetër e AAK-së Teuta Haxhiu.

Nuk dihet saktë për çka u takuan, mirëpo Bujupi tashmë është pjesë e koalicionet qeverisës dhe në kohën kur Qeveria ka mbetur me pak numra, partnerët e koalicionit edhe mund të jenë në “gjah” për të marrë në qeveri Grupin e Deputetëve të Pavarur.

GDP ka deklaruar kohë më parë se nuk e përkrahin një mocion për rrëzim të Qeverisë, por se do  uleshin në një tryezë ku do diskutohej ndonjë datë e mundshme për zgjedhjet.Ndërsa deputetët e VV-së, kanë aluduar gjatë gjithë kohës së ky grup do i bashkohet koalicionit qeverisës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat