Inskenuan rrëmbimin, i pret arrestimi

Aktuale

Inskenuan rrëmbimin, i pret arrestimi

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:04
Erlis Tafa

Diart Tafa nga Shtimja, dhe vëllai i tij, Vullneti po kërkohen nga policia. Ata të dy me 8 prill inskenuan rrëmbimin e 11 vjeçarit nga Shtimja, Erlis Tafës.

Por, vëllezërit Tafa janë larguar nga Kosova, një ditë pas rrëmbimit se bëhej fjalë për inskenim të kësaj ngjarje.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka dhënë urdhër për arrestimin e tyre.

Kryeprokurori, Shukri Jashari tregoi si erdhi te zbardhja e këtij rasti.

Krejt kjo, sipas dëshmisë së të miturit u bë vetëm me një qëllim. Edhe pse fajtorët u gjetën, hetimet nuk do të mbyllen.

Lista e të dyshuarve, ka mundësi të përfshijë edhe anëtarët e familjes së ngushtë të Erlisit.

Televizioni Shtatë mëson se Vullneti dhe Diarti, kishin joshur 11 vjeçarin me 100 euro para se rasti të ndodhte.

Pushimi i tyre i paraparë të zgjaste edhe 1 javë ishte ndalur, në momentin kur skandali ishte bërë mediatik.

Ata u kthyen në Belgjikë, me të njëjtën veturë që kishin inskenuar rastin.

Media gjatë ditës ka vizituar edhe familjen Tafa, por, dyert e shtëpisë sot ishin të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat