Agim Veliu: Nëse zgjedhjet mbahet sot, LDK-ja është e para

Aktuale

Agim Veliu: Nëse zgjedhjet mbahet sot, LDK-ja është e para

Nga: D.RR Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:32
Agim Veliu

Kryetari i komunës së Podujevës dhe nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu, në një intervistë tha se nëse arrihet rrëzimi i qeverisë dhe mbahen zgjedhjet e reja, LDK-ja do të jetë e para, kjo sipas Veliut në bazë të sondazheve që janë bërë.

“Nëse zgjedhjet në Kosovë do të mbaheshin sot, LDK-ja do ishte e para. Disa sondazhe e kanë treguar këtë se ne do jemi partia më e fuqishme në vend”-u shpreh Veliu.

Ai tregon qëndrimin e LDK-së sa i përket koalicioneve parazgjedhore, ku tregon se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion të gjerë parazgjedhor.

“Lidhja Demokratike ka vendosur së bashku me kryesinë e saj se në LDK nuk do të ketë koalicion të gjerë parazgjedhor”- konfirmoi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat