Kelmendi: Pa Vetting kurrë s’do të shërohet Kosova

Aktuale

Kelmendi: Pa Vetting kurrë s’do të shërohet Kosova

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2018 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Profesori i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi, ka thënë se Kosova nuk mund ta luftojë korrupsionin dhe krimin me ligje të reja e me njerëz të vjetër.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosovës i duhen pastrime në organet e pushtetit, në polici, AKI, Prokurori, Gjykata.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Kurrë!

Kurrë nuk mund të luftohet krimi dhe korrupsioni në Kosovë me ligje të reja dhe njerëz të "vjetër".

Kosova kishte dhe ka ligje mjaftë të mira në fushën penale.

Kosovës i duhen pastrime në organet e pushtetit (politikë), në udhëheqjen e Policisë së Kosovës, në AKI, në Prokurori dhe në gjykatat e Republikës.

Pa VETTING kurrë nuk shërohet vendi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat