Ish-Presidentja Jahjaga, thirrje për drejtësi për gratë e dhunuara në luftë

Aktuale

Ish-Presidentja Jahjaga, thirrje për drejtësi për gratë e dhunuara në luftë

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:14
Atifete Jahjaga bëri thirrje në Nju Jork për vënien para drejtësisë të përgjegjësve për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga bëri thirrje në Nju Jork për vënien para drejtësisë të përgjegjësve për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për më shumë vëmendje ndaj viktimave. Zonja Jahjaga ishte në Universitetin e Nju Jorkut, ku mori pjesë në shfaqjen e një dokumentari dhe në një diskutim për këtë temëNdoshta jo shumëkush e di që ish-Presidentja Jahjaga pati një periudhë disa ditësh kur e kishte pothuajse të pamundur të funksiononte në detyrën e saj. Ishte koha kur ajo kishte dëgjuar disa histori nga përdhunimet e luftës dhe momenti kur çështja e tyre, u bë ndoshta pjesa më e rën.

ishme e trashëgimisë së saj, siç rrëfeu ajo vetë në aktivitetin e Nju Jorkut.

 

“Kam dëgjuar historitë e grave vajzat e së cilave u përdhunuan, u rrahën and torturuan para syve të tyre, histori të grave që u abuzuan seksualisht në mënyrë të papërshkrueshme, para bashkëshortëve dhe baballarëve të tyre, para gjithë fshatit të tyre, histori të fëmijëve që nuk arritën t’u mbijetojnë këtyre akteve çnjerëzore, histori të grave që humbën familjet nga turpi i këtyre krimeve, gra dhe vajza të reja të lëna pas dore me njollën e turpit të ngulur thellë në zemrën dhe trupin e tyre”.

Ish-Presidentja Jahjaga tha se 18 vjet pas luftës, shumica e autorëve të këtyre krimeve nuk janë vendosur para drejtësisë.

Në aktivitetetin në Universitetin e Nju Jorkut, ajo e pranoi se dhimbja e saj nuk vinte vetëm nga tmerri që përjetuan gratë e dhunuara në duart e ushtrisë serbe, por edhe nga e vërteta e hidhur se vetë shoqëria e Kosovës, siç u shpreh ajo i kishte lënë viktimat në mëshirën e askujt, ndërsa institucionet u morën me të gjitha pjesët e tjera të ringritjes së vendit.

Sipas përllogaritjeve të organizatave të Kosovës dhe ndërkombëtare, rreth 20 mijë vetë, shumica gra u përdhunuan nga forcat serbe por numri mund të jetë edhe më i lartë.

Në janar, këto gra filluan të marrin pension nga qeveria e Kosovës për vuajtjet e tyre. Por zonja Jahjaga thotë, se ndërsa shumica e përdhunuesve janë ende të lirë, mijëra viktima jetojnë të izoluara, të burgosura nga turpi, nga stigma, diskriminimi dhe nga frika.

“Kosova vazhdon të jetë e përjashtuar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për dhunën seksuale, duke penguar njohjen ndërkombëtare të këtij krimi , duke kontribuar në kulturën e përhapur të pandëshkueshmërisë”.

Në aktvititetin e Nju Jorkut, u prezantua edhe filmi dokumentar “The making of thinking of you”, me producente profesoren Anna di Lellio, e cila edhe moderoi diskutimin e mbajtur me këtë rast.

Dokumentari ka në qendër krijimin në vitin 2015 e veprës së artit “Thinking of You”, të ideuar nga artistja Alketa Xhafa-Mripa. Bëhej fjalë për mijëra-mijëra funde dhe fustane të dhuruara si nga viktima, ashtu dhe nga gra të gjithë botës për të rritur ndërgjegjësimin për këto viktima.

“Kur fusha e gjelbër e stadiumit të Prishtinës u mbulua me 5 mijë funde dhe fustane, ne ngritëm zërin për aktet çnjerëzore të kryera kundër grave të vendit tim, të vendit tonë dhe rritëm ndërgjegjësimin për ta njohur dhe dënuar këtë krim lufte”, tha zonja Jahjaga.

Ajo kujton se ndërsa ecte përmes stadiumit hasi dy funde që kishin një mesazh therës. Në një prej tyre ishte shkruar “e kam ni përjetim të hidhur”.

Zonja Jahjaga thotë se ato funde janë ende në muret e presidentcës së Kosovës, “për të na kujtuar për sakrificat e grave dhe burrave, por mbi të gjitha për të na kujtuar për detyrimin tonë për t’i trajtuar me dinjitetin që meritojnë”.

 

Duke folur për dhunën seksuale si armë lufte në gjithë botën, zonja Jahjaga tha se në raste të tilla nuk vuan vetëm viktima por gjithë shoqëria dhe shtoi se Kosova është shembull i gjallë i kësaj vuajtjeje.

“Ne mund ta ndalojmë këtë vegël lufte që shkatërron jetë çdo ditë në pjesë të ndryshme të botës, duke shkatërruar pëlhurën e shoqërive tona por ne duhet të punojmë së bashku. Ne nuk e ndryshojmë dot të kaluarën, por ne mund t’u japim drejtësi dhe të sigurohemi që t’i japim fund dhunës seksuale në konflikt përgjithmonë. Le të bashkohemi në këtë kauzë që të mbrojmë njerëzimin”.

Në mars të këtij viti, ish-Presidentja Jahjaga hapi një fondacion që ka si synim krijimin e një shoqërie të drejtë, përmes fuqizimit të grave dhe të rinjve. Në fjalimin për hapjen e këtij fondacioni, ajo premtoi angazhimin e saj për rritjen e të drejtave të grave në përgjithësi, dhe për të kërkuar drejtësinë dhe luftuar stigmëm ndahj grave të dhunuara në luftë./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat