Haradinaj i shqetësuar lidhur me zhvillimet në rastin e helmimit të ish-spiunit rus

Aktuale

Haradinaj i shqetësuar lidhur me zhvillimet në rastin e helmimit të ish-spiunit rus

Më: 14 prill 2018 Në ora: 10:25
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin lidhur me të gjeturat e fundit në rastin e sulmit me lëndën luftarake nervore në Salisbury të Britanisë së Madhe.

Ai edhe një herë ka treguar qëndrimin e Kosovës në anën e aleatëve si Britania e Madhe.

“Republika e Kosovës qëndron në anën e Britanisë së Madhe në dënimin e këtij sulmi, i cili cenon vlerat të cilat të dy shtetet tona i kanë themele të demokracisë. Sulmet e tilla janë të papranueshme, e edhe më shumë kur përdoren nga shtetet tjera që kanë synim cenimin e demokracisë dhe lirisë”, shkroi Haradinaj.

Kryeministri po ashtu ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në partneritetin me Britaninë e Madhe dhe shtetet tjera demokratike në luftën kundër të gjitha llojeve të terrorizmit.

Së fundi, Agjencia Ndërkombëtare për armët kimike ka mbështetur pohimet e qeverisë britanike lidhur me helmimin e ish-spiunit rus me agjentë nervor.

Hetimet e bëra nga ekspertët dhe inteligjenca britanike, kanë gjetur se sulmi kimik u krye më një lloj të agjentit nervor të kohës sovjetike, të quajtur agjenti Novichok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat