A e dini çka simbolizon kryqi i gjelbër në barnatore

Aktuale

A e dini çka simbolizon kryqi i gjelbër në barnatore

Më: 15 prill 2018 Në ora: 09:18
ilustrim

Edhe kryqi i gjelbër i barnatoreve bartë një mesazh Ne të gjithë e dijmë se kryqi i gjelbër është një simbol me të cilin kryesisht i identifikojmë barnatoret/ farmacitë, por çfarë tregon ngjyra e tij, ndoshta pak persona e dijnë.

Shpesh e keni parë edhe kryqin e kuq në autoambulanca, por dallon nga ai që i identifikon barnatoret. Kryqi i Kuq i Federatës Ndërkombëtare dhe Gjysmëhëna e kuqe është simbol i mbrojtur sipas Aktit të Konventave të Gjenevës dhe nuk mund të përdoret pa leje.

Ndërsa kryqi i gjelbër është simbol i natyrës dhe jetës.

Për të përfaqësuar jetën në kuptimin frymor nuk ka ngjyrë më të përshtatshme se e gjelbërta. Sot kryqi i gjelbër ka një kuptim laik dhe përdorët për kujdesin shëndetësor, pra është simbol i ndihmës së parë.

Në vitin 1948 kryqi i gjelbër është përdorur në Gjermani. Në këtë kohë ai nuk kufizonte vetëm shëndetin e njeriut por me anë të këtij simboli tregonte edhe mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve.

Ndërsa në Japoni një flamur me kryq të gjelbër në një fushë të bardhë ka fluturuar shpesh në vendet e ndërtimit të fabrikave për të inkurajuar punëtorët për të kujtuar shëndetin dhe sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat