Kryeinfermierja e Spitalit që u vetëvra në Gjilan, ishte anëtare e AAK-së

Aktuale

Kryeinfermierja e Spitalit që u vetëvra në Gjilan, ishte anëtare e AAK-së

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:13
Arkiv

Kryeinfermierja e Shërbimeve Emergjente në spitalin e Gjilanit, që u vetëvra është anëtare e AAK-së.

Media merr vesh se bëhet fjalë për Xhylie Hajdarin e cila në vitin 2013 ka qenë candidate për Asamble nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E ndjera ishte gjithashtu sekretare organizative e gruas së AAK-së në Gjilan.

Në rrjetet sociale ajo ka fotografi edhe me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

Vetëvrasjen e saj e konfirmoi më herët zëdhënësi i Policisë për Gjilan, Ismet Hashani.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.

Ai ka thënë se e ndjera nuk është sjellur fare në këtë spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat