Vrasja e 14 vjeçarit nga axha i tij, reagon Vjosa Osmani: ‘Burrat’ e pushtetit më akuzuan se po...

Aktuale

Vrasja e 14 vjeçarit nga axha i tij, reagon Vjosa Osmani: ‘Burrat’ e pushtetit më akuzuan se po...

Nga: P.R Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:25
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe 14 vjeçari E.Sopaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas vrasjes së 14 vjeçarit aksidentalisht me armë nga axha i tij gjatë ditës së djeshme në Suharekë.

“Kur para disa muajsh debatuam në Kuvend për gjuajtjet me armë që u morën jetën shumë qytetarëve të pafajshëm, ‘burrat’ e pushtetit më akuzuan se po e dramatizoj situatën. Qëllimi i tyre ishte që debati të mbahej në nivel humoristik, dhe të mburren për këto tradita. Dje, edhe një fëmijë ra viktimë e këtij mentaliteti të stërkequr. Më poshtë, fjalimi im i mbajtur në Kuvend për gjuajtjen me armë.  #FestomeZemërJOmeArmë”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat