Ramush Haradinaj tregon se cili është vesi i tij më i keq

Aktuale

Ramush Haradinaj tregon se cili është vesi i tij më i keq

Nga: D.RR Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, po përballet me probleme në qeverinë e tij, ku opozita po paralajmëron mocion mosbesimi ndaj tij.

E në një intervistë në televizionet shqiptare, Haradinaj iu përgjigj pyetjes së gazetares se cili është vesi i tij i keq.

Haradinaj theksoi se ka shumë vese të këqija, por e përmendi një më të veçantë sipas tij.

Ai thotë se një ndër veset e tij më të këqija e ka kokën, pasi sipas Haradinajt, ai e kruan shpesh atë.

“Kam shumë vese të këqija, e njëri prej tyre është që e kruaj kokën shpesh”- tha Haradinaj në një intervistë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat