Pacolli uron Gjukanoviqin, shpreson në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve atje

Aktuale

Pacolli uron Gjukanoviqin, shpreson në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve atje

Nga: Bota sot Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:34
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar Milo Gjukanoviqin për fitoren e tij si President i Malit të Zi.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka përgëzuar fqinjët dhe shpreson që do të ketë marrëdhënie të mira në mes të dyja vendeve.

Postimi i plotë:

Politikani pro-perëndimor Milo Gjukanoviç, i cili ishte në krye të politikës paqësore, fitoi zgjedhjet presidenciale.
Votimi i qytetarëve ishte zgjidhja më e mirë. Ne i përgëzojmë fqinjët tanë dhe shpresojmë për marrëdhënie edhe më të mira midis vendeve tona dhe përmirësim të mëtejshëm të pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi.
Urime President!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat