“Prishtina 2018”, dëshmi e rrugëtimit të Kosovës në familjen evropiane

Aktuale

“Prishtina 2018”, dëshmi e rrugëtimit të Kosovës në familjen evropiane

Më: 16 prill 2018 Në ora: 13:57
Panairi “Prishtina 2018”

Panairi “Prishtina 2018”, i cili do të mbledh kompani nga vende të ndryshme, po shihet si një hap i thellimit të partneritetit ndër-rajonal dhe përmirësimit të imazhit të Kosovës përgjithësisht.

Kështu u tha në konferencën e Odës Ekonomike të Kosovës  ku njëherit u bë e ditur se ky panair do të zgjasë prej 18 deri më 21 prill.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se ky panair që do të organizohet për të 19-tën herë me radhë, është dëshmi e rrugëtimit të Kosovës drejt familjes evropiane. Derisa shtoi se panairi ka një rëndësi të veçantë edhe për rajonin për shkak të rëndësisë ekonomike, strategjike, integruese dhe sociale që ka.

Gërxhaliu tha se ky panair do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës nga dominimi i agjendës politike në atë ekonomike.

Gërxhaliu: Pjesëmarrja e 174 kompanive dëshmon rolin promovues të panairit në fjalë

“Vet fakti që kemi 174 kompani, e dëshmon fuqinë dhe rolin promovuese të panairit në fjalë.  Vet fakti që e kemi një ndarje pothuajse proporcionale, ku 88 kompani janë vendore dhe 86 nga vende të rajonit dhe më gjerë, i jep panairit atë epilogun që e arsyeton të jetë ndërkombëtarë, dhe gjithsej i kemi 174 kompani që një numër i tillë, definitivisht me datën 18-21 prill 2018, Prishtinën do ta shndërrojë në qendër të promovimit të vlerave ekonomike në Ballkan dhe më gjerë”, tha ai.

Nga 174 kompani sa do të jenë gjithsej, Gërxhaliu bëri të ditur shifrat e kompanive pjesëmarrëse në panair, nga ku u vu në pah se do të jetë vetëm një kompani nga Shqipëria, derisa figurojnë 70 të tilla nga Serbia dhe veriu i Kosovës.

Gërxhaliu: Nga Serbia dhe veriu i kemi 70, kurse nga Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria nga një kompani

“Në këtë përbërje prej 174 kompani, janë me të vërtetë një numër shumë i madh i kompanive të rajonit, por kemi edhe nga vende të ndryshme. Kompani vendore janë 88, nga Serbia dhe veriu i kemi 70, nga Austria i kemi 6 po që nga sot janë 7, nga Turqia 2, nga Gjermania 2, nga Çekia 1, nga Italia 2, Kroacia, Zvicra dhe Shqipëria që e përbëjnë totalin prej 174 kompanive”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa nga analiza e bërë se cilët sektorë dhe çka prezantojnë kompanitë vendore, sipas OEK, në sektorin prodhues janë 38 prej tyre, që nënkupton 43 përqind, në aktivitete shërbyese 20 ose 23 përqind të tyre, kompani tregtare 16 ose 18 përqind dhe ndërtimore 10 kompani ose 11 përqind. Derisa janë edhe institucione financiare.

Në anën tjetër nga kompanitë ndërkombëtare, 59 prej tyre janë prodhuese, shërbyese 14, ndërtimore 6, tregtare 4, derisa janë edhe 3 kompani nga institucione arsimore.

Po ashtu nga kjo konferencë, Gërxhaliu kërkoi nga komuna e Prishtinës që ta pastrojë nga mbeturinat rrugën për në Shkabaj, e cila dërgon në panair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat