Shpata e Argjendtë bashkon forcat e sigurisë

Aktuale

Shpata e Argjendtë bashkon forcat e sigurisë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:54
Ilustrim

Ushtrimi ‘Shpata e Argjendtë 2018’, si një nga aktivitetet më të rëndësishme të trajnimit e zhvilluar dhe udhëhequr nga KFOR-i, do të mbahet nga data 16 deri më 27 prill në kampin Film City, kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak të Sllatinë.

Sipas një njoftimi të KFOR-it, ky ushtrim bashkon, në një mënyrë të koordinuar dhe sinergjike, akterë të ndryshëm, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Këshillin e Sigurisë së Kosovës (KSK), Policinë e Kosovës (PK), Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës (AME).

“Nën drejtimin e zëvendës komandantit të KFOR-it, gjeneral brigade János CSOMBÓK, të gjithë akterët e përfshirë kanë për qëllim të përmirësojnë mirëkuptimin reciprok lidhur me rolet, aftësitë dhe kapacitetet e tyre në reagim ndaj emergjencave. ‘Shpata e Argjendtë 2018’ do të zhvillohet në dy faza. Nga datat 16 deri më 19 Prill do të zhvillohet stërvitja e Postit të Komandës në Kampin e Film City, ndërsa trajnimi në terren do të mbahet nga 23 deri më 27 prill në kampin Pomozatin dhe Aeroportin Ushtarak në Sllatinë. Qëllimi i përgjithshëm i ushtrimit ‘Shpata e Argjendtë 2018’ është të trajnojë komandantët dhe stafin e KFOR-it, EULEX-it dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës në trajtimin e operacioneve në rastet e lehtësimit emergjent ndaj fatkeqësive dhe skenaret e trazirave civile.

Sipas njoftimit, do të jetë një mundësi për të testuar konceptin e reaguesit të parë, të dytë dhe të tretë dhe për të krijuar një kuptim të përbashkët mbi taktikat, teknikat dhe procedurat në nivel njësie, me vëmendje të veçantë në trajnimin e Kontrollimit të Turmave dhe Trazirave dhe zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat