Mesazhi i djalit të dëshmorit në 19 vjetorin e rënies së babait

Aktuale

Mesazhi i djalit të dëshmorit në 19 vjetorin e rënies së babait

Më: 16 prill 2018 Në ora: 17:54
Luan Haradinaj

Sot është shënuar 19 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit Shkëlzen Haradinaj, dhe tre dëshmorëve tjerë.

Në akademinë ku po marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe personalitete tjera të jetës politike, veteranë të luftës dhe familje të dëshmorëve, një fjalë rasti ka mbajtur edhe Luan Haradinaj, djali i vetëm i heroit Shkëlzen Haradinaj.

Luani, i cili mban emrin e xhaxhait të tij dëshmor,  i rënë më 5 maj 1997 në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha se shembulli i dëshmorëve do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen e shtetit.

“Shembulli i dëshmorëve të kombit do të jetë gjithnjë  udhërrëfyes për ne, në ndërtimin e një shtetit të fortë ashtu siç e deshën dhe e ëndërruan ata”, tha Luan Haradinaj.

Folësit në këtë akademi lartësuan veprën e Shkëlzenit dhe dëshmorëve tjerë të rënë para 19 viteve.

Në këtë akademi janë përkujtuar edhe dëshmorët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj,  Luan Nimanaj dhe Enver Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat