Shefja e diplomacisë kroate, Maria Pejçinoviq-Buriq, tha se ministrat evropianë në takimin në Luksemburg kanë biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Ajo çfarë është shqetësuese është gjendja, marrëdhëniet, si dhe mungesa e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi ajo.