Zv/kryeministri i Kosovës paralajmëron formimin e Ushtrisë

Aktuale

Zv/kryeministri i Kosovës paralajmëron formimin e Ushtrisë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:31
FSK

Formimi i Ushtrisë që nuk po realizohet tash e sa vite, po paralajmërohet se do të jetësohet shumë shpejt.

Këtë po e thotë zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai në një postim në facebook ka paralajmëruar se Ushtria e Kosovës do të formohet së shpejti.

Këtë shkrim e ka shoqëruar edhe me një fotografi, ku prapa Pacollit janë dy anëtarë të FSK-së.

“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar Pacolli.

Por, problem kryesor për transformimin e FSK-së tash e sa vite ka qenë Lista Serbe, të cilët edhe në deklaratat e fundit kanë thënë se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Mundësi e vetme mbetet ajo përmes ndryshimit të ligjit të FSK-së, ku kësaj force vetëm do t’i zgjeroheshin kompetencat.

Formimi i Ushtrisë ka qenë njëri nga premtimet kryesore të kryeministrit Haradinaj gjatë fushatës parazgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat