Ministria e Tregtisë nuk është organizator dhe nuk e mbështet financiarisht panairin

Aktuale

Ministria e Tregtisë nuk është organizator dhe nuk e mbështet financiarisht panairin

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:29
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë për KosovaPress se Oda Ekonomike e Kosovës është organizator i panairit ndërkombëtar “Prishtina 2018”, dhe sipas tij, MTI nuk e ka mbështetur financiarisht organizimin e këtij panairi.

“Panairi ndërkombëtar "Prishtina 2018" organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk është organizator i këtij panairi. MTI nuk e ka mbështetur financiarisht organizimin e këtij panairi. Ne jemi vetëm të ftuar në hapje të këtij panairi. Ne nuk e  dimë se cilat kompani do të jenë pjesë e tij, dimë vetëm se është panair me karakter ndërkombëtar”, ka thënë ministri Hasani.

Objekti ku mbahet panairi është pronë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Në këtë panair që do të hapet nesër në Prishtinë, marrin pjesë 174 kompani, 70 prej tyre nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria dhe 2 nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat