Milaim Zeka i quan budallenj gazetarët që fotografojnë pacientët në emergjencë

Aktuale

Milaim Zeka i quan budallenj gazetarët që fotografojnë pacientët në emergjencë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 20:05
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se shëndetësia do të jetë gjithmonë problem në Kosovë pasi mjekët, sipas tij, nuk kanë haber në punën e menaxhimit.

Zeka ka sugjeruar ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismajli që të trajnojë mjekët dhe motrat medicinale për mënyrën e komunikimit me gazetarë, ku këta të fundit i ka quajtur ‘budallenj që fotografojnë pacientët në emergjencë’.

Zeka: Gazetari hyn në Emergjencë dhe e incizon pacientin e përgjakur

“Është shumë me vlerë dhe respektim i të drejtës elementare të një pacienti nëse MSH i trajnon mjekët dhe motrat medicinale për mënyrën e komunikimit me gazetarë. Jemi i vetmi vend në kontinentin evropian ku gazetari hyn në emergjencë dhe e incizon pacientin e përgjakur, e fotografon në sallën e operacionit. Kjo është edhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut edhe budallallëk i gazetarëve e mungesë totale e profesionit të tyre, por ne budallain duhet ndal, nuk duhet me ia hap derën e emergjencës e me hi ai me fotografuar një aksident e me pa fëmija babën ose nënën duke iu bërë operacion ose që ne shpesh herë lexojmë rreth diagnozës së pacientëve”, tha  deputeti Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat