Abazi: Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështim

Aktuale

Abazi: Ky raport i Progresit duhet t’i vihet në qafë Hashim Thaçit si dekoratë dështim

Më: 17 prill 2018 Në ora: 21:18
Haki Abazi

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi, raportin e Progresit të publikuar sot nga Komisioni Evropian e quan raport të regresit për Kosovën në të gjitha fushat.

Sipas tij, fajtor për këtë vlerësim negativ të KE-së për Kosovën janë edhe Bashkimi Evropian por edhe klasa politike kosovare.

“Ka shumëçka për tu thëne për raportin e Progresit. Por ku në fakt është një përshkrim i regresit ne të gjitha fushat. BE është bashkë pjesëmarrëse dhe bashkëfajtore. Klasa politike e kriminalizuar dhe e korruptuar është mbështetur nga EULEX duke u bërë mekanizëm i mirëmbajtjes dhe mbrojtjes se padrejtësisë”, ka deklaruar Abazi.

Abazi thotë se fakti që BE-ja lejon këtë klasë politike të udhëheq me Kosovën, nuk i jep asaj kredibilitet që të flas për dështimet e Kosovës.

“Rasti TOKA është njollë e zezë për BE dhe misionin e saj. Kur BE lejon qe një gjë e tille të ndodhë nuk e besoj qe me asnjë lloj kredibiliteti mund të flet për proceset e dështuara”, ka thënë ai.

Megjithatë Abazi thotë se nuk i ka faj askush Kosovës për këtë vlerësim negativ.

Ai thotë se ky raport është një dhuratë për presidentin Thaçi dhe për kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

“Por në fund askush nuk i ka faj Kosovës për përfaqësuesit naiv, analfabet dhe jo serioz. Ky raporti ne mënyre primare është dhurate për Thaçin, Veselin dhe gjithë ata zyrtare qe shkonin me mëditje të larta ne Bruksel dhe qe nuk kuptojnë asnjë fjalë në gjuhën angleze dhe kane këshilltarë adoleshent”, është shprehur Abazi.

Ky raport sipas tij duhet t’i vihet në qaf presidentit Thaçi si dekoratë dështimi, pasi që Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm pa viza.

“Këtë raport duhet varur në qafë zyrtarëve të qeverisë së Kosovës dhe presidentit si dekorata dështimi” ka përfunduar Abazi.

Ndryshe sot Komisioni Evropian ka publikuar raportin e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Maqedonia kanë marrë vlerësim pozitiv, ndërsa Bosnja dhe Kosova jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat