Ndihmohen studentët e talentuar dhe të pa priveligjuar

Aktuale

Ndihmohen studentët e talentuar dhe të pa priveligjuar

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:50
RIT Kosova (AUK)

Në 15-vjetorin e themelimit, RIT Kosova (AUK) organizon darkën fondmbledhëse gala “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit’’, më 15 maj, e cila do të ndihmojë në financimin e bursave për studentët e talentuar dhe të pa privilegjuar.

Për këta studentë shembullorë, ndjekja e studimeve në RIT Kosovë (AUK) është një mundësi që ndryshon jetën dhe një shans reale për t’u bërë një nga rrëfimet e suksesit të RIT Kosova.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, e cila mbahet në Swiss Diamond duke filluar nga ora 18.30, merr pjesë gjenerali amerikan Wesley K. Clark si mysafir special, i cili edhe do ta ketë fjalimin kryesor.

Clark është pensionuar si gjeneral me katër yje pas 38 vitesh me ushtrinë amerikane. Në detyrën e tij të fundit si Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores, në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviqit, i përkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, duke shpëtuar kështu 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik.

Ndryshe, RIK Kosova gjatë punës së deritanishme ka ndikuar pozitivisht në shoqërinë kosovare përmes angazhimit të ish-studentëve të saj.

Rrëfimet e suksesit më së miri përfaqësohen nga ish-studentët e RIT Kosova, ku 68% e ish-studentëve mbajnë poste drejtuese; 53% janë menaxherë të mesëm dhe të lartë, 11% e të diplomuarve janë sipërmarrës dhe punësojnë më shumë se 1,000 kosovarë, 95% e të diplomuarve janë të punësuar dhe 65% prej tyre u është dhënë një lloj burse për të studiuar dhe 47% kanë marrë bursa të plota për të studiuar jashtë vendit.

Ngjarja Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit mbështetet nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat