Kurteshi: Nuk përjashtohet mundësia që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën

Aktuale

Kurteshi: Nuk përjashtohet mundësia që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:41
Ismajl Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në debatin parlamentar lidhur me skandalin e mishit të prishur, ka thënë se qytetarët e Kosovës që nga pas lufta përballen me produkte të dyshimta që hynë në Kosovë.

Kurteshi nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia prodhon produkte të veçanta për Kosovën. Ai këtë e ka arsyetuar me produktet e cilësisë së dobët që gjenden në Kosovë.

“Me vite qytetarët e Kosovës po ushqehen më ushqime që po dëmton shëndetin e tyre”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka kritikuar institucionet përgjegjëse për neglizhencën e tyre, lidhur më cilësinë e produkteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat