“Bizneset serbe po e pranojnë Kosovën si shtet”

Aktuale

“Bizneset serbe po e pranojnë Kosovën si shtet”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 prill 2018 Në ora: 16:26
Foto nga panairi

Sot në Prishtinë është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2018”. Në këtë  panair po marrin pjesë rreth 170 kompani, prej tyre 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria.  Ndryshe dje Klubi i Prodhuesve të Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve nga Kosova që ta bojkotojnë panairin me arsyetimin se iu është dhënë hapësirë e madhe bizneseve nga Serbia.

Lidhur me këtë, njohësi i ekonomisë Musafë Kadriaj, ka thënë për “Bota Sot” se  marrëveshja e CEFTA-s e promovon konkurrencën e lirë dhe përmes panaireve krijohen njohje në mes bizneseve po ashtu edhe produktet ekspozohen qe te krijohen marrëveshje ne mes te bizneseve nga vende te rajonit.

Image
Mustafë Kafriaj

“Për ekonominë e Kosovës është i mirëseardhur ky panair dhe kjo tregon që Kosova ka lëvizur përpara. Interesimi i bizneseve nga Serbia është për tu përshëndetur sepse kjo tregon që ekonomia nuk njeh ngarkesa politike dhe njeherit që bizneset nga shteti Serb po e pranojnë  një realitet te ri. Ndërsa për mos interesimin e bizneseve nga shteti Shqiptar është problem i tyre dhe problemi duhet të kërkohet tek qeveria Shqiptare që çdo ditë e më shumë po tkurr bashkëpunimin tregtar me Kosovën duke vendos barriera dhe tani edhe më taksen në Rrugën e Kombit për kundër interesimit të Kosovës dhe bizneseve kosovare për bashkëpunim tregtar” ka thënë njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat