Veseli pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Aktuale

Veseli pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:34
Kadri Veseli dhe Nataliya Apostolova

Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat që janë identifikuar në raportin e Komisionit Evropian, pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë.

Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, nga e cila pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.

Veseli tha se nëpërmjet këtij raporti, Bashkimi Evropian vlerësoi të arriturat e Kosovës në shumë fusha të rëndësishme dhe rikonfirmoi perspektivën e sigurt evropiane të Kosovës, ndërsa u zotua se të gjitha të gjeturat e raportit do të adresohen me kohë.

“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës besojnë në projektin e Bashkimit Evropian dhe po punojnë në vazhdimësi për të përmbushur kriteret e nevojshme që sa më parë edhe Kosova të bëhet pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka theksuar se institucionet kosovare tashmë i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe shprehu bindjen se gjatë këtij viti institucionet përkatëse të BE-së do të marrin vendimet e duhura për të mundësuar lëvizjen e lirë e pa viza për qytetarët e Kosovës në Shengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat