Raporti i Progresit u bë shkak që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli të përplasen në Komisionin për Integrime Evropiane. Në një momentet deputeti i LDK-së, Armend Zemaj kërkon një ‘gong’ sikurse në boks që të ndalet përplasja mes deputetëve.
E gjithë debati dhe pakënaqësitë filluar kur Deda pretendonte se në bazë të Raportit të Progresit Kosovës i nevojitet vetëm edhe miratimi i ligjit për konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm.
“Nuk guxon të vije 3 dhe 4 maji pa ligjin për konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm, ku me këtë ligj do të përmbyllej dhe do të rrumbullakonte obligimet për liberalizim”, ka deklaruar Deda.
Teksa Deda po vazhdonte fjalimin, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli i ka replikuar duke dashur ta demantoj atë.
“Ilir shiko në faqe 18”, ka thënë ajo.
Debati mes dy deputetëve ka vazhduar edhe më pas kur fjala ishte për deputeten e VV-së, ku Armend Zemaj kërkon të kishte ‘gong’ për t’i ndalur dy deputetët.