Hashim Thaçi thotë se e ka festuar ditëlindjen e Ibrahim Rugovës – ja në cilin vit

Aktuale

Hashim Thaçi thotë se e ka festuar ditëlindjen e Ibrahim Rugovës – ja në cilin vit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:38
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për lidhjet e tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se në vitin 2000 ai e ka festuar ditëlindjen e tij në Athinë. Gjithashtu presidenti Hashim Thaçi pretendoi se e ka njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së.

“Unë e kam njohur Ibrahim Rugovën më mirë se shumica e zyrtarëve të LDK-së, sidomos këtyre që kanë ardhur më vonë në këtë parti. E kemi festuar ditëlindjen e Rugovës në vitin 2000 dikund, në qytetin e Athinës. Kemi pasur një takim ndërkombëtar dhe e kemi festuar ditëlindjen e tij“, ka thënë Thaçi në T7.

Ai ka shtuar se Rugova ka qenë një person i dhënë shumë pas venës dhe alkoolit, por që kjo nuk duhet të merret si dika negative.

„Është e vërtetë që në librin për biografinë time Rugova përmendet si një person që është i dhënë pas venës dhe alkoolit. Por, kjo nuk duhet të merret si dika negative“, ka thënë Hashim Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat