Kuvendi debaton për Raportin e Progresit

Aktuale

Kuvendi debaton për Raportin e Progresit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 07:18
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës do te mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.

Kjo seancë është thirrur sipas kërkesës së 40 deputetëve nënshkrues të cilët kanë kërkuar të debatohet lidhur me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës.

Komisioni Evropian te martën ka publikuar Raportin  e Progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit të progresit, Shqipërisë dhe Maqedonisë i është hapur rruga për të nisur negociatat për pranim në Bashkim Evropian, ndërsa  Kosova ende duhet të luftoj krimin dhe korrupsionin e çështje të tjera,

Raporti i Progresit eshte instrument me ane te te cilit Komisioni Evropian e mat progresin e nje vendi ne permbushjen e agjendes evropiane brenda vitit kalendarik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat