“Kosharja dhe Rogneri, relax Xhavit, relax, çka i dogji Komandantit të Rognerit?”

Aktuale

“Kosharja dhe Rogneri, relax Xhavit, relax, çka i dogji Komandantit të Rognerit?”

Nga: P.R Më: 20 prill 2018 Në ora: 09:41
Anton Quni dhe Xhavit Haliti

Debati i zhvilluar në Kuvend në mes Anton Çunit dhe Xhavit Halitit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik në Kosovë.

E së fundi, për këtë ka reaguar dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Dragash, Selim Kryeziu.

“Komandanti i Rognerit, sipas rregullave do duhej t'i kundërvihej po përmes televizionit. Por ai keqpërdori foltorën e Pralamentit, (duket se ai është i mësuar me keqpërdor), dhe ofendoi Komandantit e Kosharës. Po pse?! Pse i pengoi Komandantit të Rognerit përmendja e tetë milionëshit?! Nëse ato para janë marrë dhe janë përdorur në mënyrë të drejtë, aty ku ishin të parapara, të destinuara, çfare të keqe ka këtu?  Sigurisht, se me ato para për të cilat din vetëm Bujar Bukoshi e Isa Mustafa (sipas Komandantit të Rognerit), diçka ka ndodhur? Çka i dogji Komandantit të Rogneritë?! Fakti se ka keqpërdor?! Fakti se Qeveria e Kosovës, Kryeministri i saj dhe Ministri i financave del sheshazi se e paskanë ndihmuar luftën?!”, shkruan Kryeziu në faqen e tij ën facebook, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Prolog në Parlament

- Shuj bre Anton mos rrej. Çka din ti? Ti je konë n'Koshare e jo n'Tiranë ku ka lujtë biznisi. Ti je rrenc. Ti kurr s'mujsh me ditë sa pare kam vjedh unë. Je i vogël ti!

Image
Selim Kryeziu

Komandanti i Kosharës në një televizion dekalaroi se Koloneli Ahmet Krasniqi ja ka dorëzuar Komandantit të Rognerit tetë milionë marka. 

Në shikim të parë nuk duket asgjë e jashtëzakonshme. Para të dhëna për ushtrinë çlirimtare. Para të dhëna në momentet më të vështira të popullit shqiptar të Kosovës. Të dhëna për ata që më së shumti kishin nevojë. Për ata që më së shumti e meritonin. 

Komandanti i Rognerit, sipas rregullave do duhej t'i kundërvihej po përmes televizionit. Por ai keqpërdori foltorën e Pralamentit, (duket se ai është i mësuar me keqpërdor), dhe ofendoi Komandantit e Kosharës. Po pse?! Pse i pengoi Komandantit të Rognerit përmendja e tetë milionëshit?! Nëse ato para janë marrë dhe janë përdorur në mënyrë të drejtë, aty ku ishin të parapara, të destinuara, çfare të keqe ka këtu? 

Sigurisht, se me ato para për të cilat din vetëm Bujar Bukoshi e Isa Mustafa (sipas Komandantit të Rognerit), diçka ka ndodhur? Çka i dogji Komandantit të Rogneritë?! Fakti se ka keqpërdor?! Fakti se Qeveria e Kosovës, Kryeministri i saj dhe Ministri i financave del sheshazi se e paskanë ndihmuar luftën?! Sikur thuhej se ata e kanë penguar dhe ishin kundër sajë! Apo i pengojnë emrat: Bujar Bukoshi e Isa Mustafa?! Apo ndjenë zjarr përbrenda kur dëgjon emrin e Kolenel Ahmet Krasniqit?! Apo ka frikë se komandanti i Kosharës DI edhe shumë gjera tjera për të e për komandantë tjerë të famshëm të hotelit të famshëm? 

Tani, Komandanti i Kosharës nuk është fajtor që DI gjera që ky i Rognerit s'do donte që ai t'i dinte. Tani, Komandanti i Kosharës s'ka faj as për faktin se është gjallë. Edhe pse ai i Rognerit do donte të jet ndryshe, por në vullnetin e Zotit nuk ndërhyet dot. Në vend që të hakërrehet kundër të vërtetave, më mirë është t'i sqaron popullit dhe ushtatëve të UÇK-së, se ku janë ato para, kush i vodhi ato, dhe jo vetëm ato. Edhe ato të fondit Vendëlindja thërret. Ku janë? Bëra shumë pyetje retorike, përgjigjia e të cilave dihet. Por, po i bejë edhe dy për fund.

1. Lufta a është bërë nëpër "therrat" e Kosharës dhe Kosharëve të tjera, apo në Rogner dhe Rognerët tjerë të Shipërisë?!

2. Janë patriota ata që kanë dhënë para për luftën apo ata që kanë krqpërdor këto para?!

Ata që kanë luftuar, gjithësesi se janë diçka tjetër.

Epilog

Relax Xhavit, relax! Ku janë paratë, sa ke vjedhur trego, lëri pallavrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat