Abazi: Koalicioni LDK-PDK në Pejë është kundër votuesve të LDK-së dhe duhet të dënohet

Aktuale

Abazi: Koalicioni LDK-PDK në Pejë është kundër votuesve të LDK-së dhe duhet të dënohet

Nga: G.B Më: 20 prill 2018 Në ora: 10:37
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se koalicioni LD-PDK në Pejë është kundër vullnetit të shumicës së votuesve të LDK-së dhe duhet të dënohet si i tillë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai po ashtu ka thënë se vendimi i Odës Ekonomike për të ftuar bizneset serbe në Kosovë është antishqiptare dhe duhet të dënohet.

Postimi i tij i plotë:

Koalicioni i LDKse dhe PDKs ne Peje eshte kunder vullnetit te shumices se votuesve te LDKs rrjedhimisht i papranueshem dhe duhet te denohet si i tille.

Vendimi i Odes ekonomike per te ftuar bizneset Serbe te cilat fianancojne makinerine politike, ushtarake e policore qe ka qene dhe eshte kryekeput antishqiptare eshte vendim anikombtare dhe si i tille duhet denuar dhe udhehqesit pa asnje koment duhet larguar nga pozitat udhehqese ose veprimtaria e Odes Ekonomike nuk duhet financuar nga paraja publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat