Pacolli kërkon ndihmë nga Bullgaria për Samitin e Sofjes

Aktuale

Pacolli kërkon ndihmë nga Bullgaria për Samitin e Sofjes

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:14
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli dhe ministrja e Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli është takuar me ministren e Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.

Në këtë takim dy homologët trajtuan vijimin e ndihmës së Bullgarisë në shtet-ndërtimin e Kosovës, rritjen e pranisë së kompanive nga ky vend, ashtu dhe ndërmjetësimin bullgar për zhbllokimin e marrëveshjes së interkonjeksionit midis Kosovës dhe Serbisë.

Pacolli  kërkoi  mbështetjen e këtij vendi dhe në kuadër të Samitit të Sofjes, që ai e quajti “Samitin më të rëndësishëm evropian për vendet e Ballkanit, pas atij të Selanikut të 2003.

Ministrja bullgare e garantoi ministrin Pacolli se do të angazhohet që në samitin e Sofjes të marrin pjesë gjithë të ftuarit e nivelit të lartë nga BE dhe Ballkani Perëndimor.

 Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, ajo tha se “ne do të gjejmë një mënyrë që të ruajë koherencën, elementët protokollarë të një forumi të Bashkimit Evropian, dhe duke respektuar dinjitetin e Kosovës.”

Ministri Pacolli gjatë vizitës në Bullgari do të ketë edhe takime me zyrtarë të lartë të shtetit bullgar.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat