Dardan Sejdiu kritikon ish partinë e tij, Vetëvendosjen

Aktuale

Dardan Sejdiu kritikon ish partinë e tij, Vetëvendosjen

Më: 20 prill 2018 Në ora: 13:29
Dardan Sejdiu

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tanimë deputet i GPD-së, Dardan Sejdiu ka kritikuar debatin e sotëm të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me Raportin e Progresit për Kosovën.

Sipas tij ka deputet që ende nuk e kanë lexuar këtë raport, sepse nuk është përkthyer nga Qeveria e Kosovës.

LEXO EDHE: Konjufca: Raporti i Progresit e vlerëson Kosovën si “e dobët”, dhe “në hapat e parë”

Ai duke folur për këtë raport tha që janë neglizhuar deputetët që nuk janë njohës të gjuhës angleze, e të cilët duhet të presin më shumë se 10 ditë nga Qeveria e Kosovës që ta përkthej këtë raport.

“Ka deputet që kanë pasur mundësi të lexojnë raportin për vendin që e dinë gjuhën angleze, dhe ka të tjerë që duhet të presin datën 26 sepse Qeverisë së Kosovës i duhen 10 ditë apo më shumë për të përkthyer një raport 90 faqesh. Në këso lloj situate mendoj që nuk i bëjmë nder diskutimit për të gjeturat e këtij raporti për vendin”, tha Sejdiu.

Sipas tij ka deputet që sot vetëm do të dëgjojnë atë që thonë deputet që e kanë lexuar tashëm raportin, por ka vetëm një numër  të vogël të deputetëve që mund të diskutojnë për këtë raport.

“Edhe tek ne si grup parlamentar ka deputet që nuk e kanë lexuar, ashtu sic ka në të gjitha partitë tjera, sepse ka deputet që nuk e dinë gjuhën angleze dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të lexojnë atë. Ne me këtë debat po e zhvlersojmë këtë raport, dhe po ia humbin rëndësinë që e ka”, theksoi Sejdiu.

Pas këtyre kritikave, Sejdiu vazhdoi të diskutoj për të gjeturat e këtij raporti, duke thënë që edhe në vitin 2019 do të lexojmë për temat e njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat