Kadri Veseli s’ka kohë për Kuvend, ka nisur ta bëjë Kosovën ‘Zvicër’

Aktuale

Kadri Veseli s’ka kohë për Kuvend, ka nisur ta bëjë Kosovën ‘Zvicër’

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:27
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës Klinë e Epërme – Komoran. E fjalimi i Veselit në këtë ceremoni ishte i ngjashëm me ato të fushatave zgjedhore. Premtoi se do ta zhvillojnë Kosovën. Por, për të marrë pjesë në këtë aktivitet, ai injoroi postin e të parit të Kuvendit. Deputetët janë mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën po diskutohet për të gjeturat e Raportit të Progresit. E, derisa Veseli angazhohet të bëjë premtime të stilit ‘Kosova do të bëhet Zvicra e Ballkanit’, seanca po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK’së, Xhavit Haliti

Gjatë fjalimit të tij të ngjashëm me atë të tubimeve zgjedhore, Veseli me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Klinë e Epërme – Komoran, tha se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv.

Por, krejt ndryshe rezultojnë të jenë të gjeturat e Raportit të Progresit, për të cilat po diskutojnë deputetët në një seancë të Kuvendit, ku po mungon kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Lajmin  e plotë mund ta lexoni duke klikuar linkun tek Mediat Shqiptare KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat