Rexhaj: Ata që kandidojnë nga LDK-ja për kryeministër, t’u përgjigjen këtyre pyetjeve

Aktuale

Rexhaj: Ata që kandidojnë nga LDK-ja për kryeministër, t’u përgjigjen këtyre pyetjeve

Nga: A.ZH Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:51
LDK

Publicisti Xhevat Rexhaj, ka thënë se kushdo që ka dëshirë dhe ambicie për të kandiduar për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duhet të ketë parasysh disa pyetje.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vetëm ata që e kanë kuptuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, do të mund të thonë se janë “rugovista”, përcjell Bota sot.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Pak për ata e ato që thonë jemi Rugovista, ndërsa në praktikë janë shefqetista e erdoganista, po i them dy fjalë

- Athue pse Ibrahim Rugova me tërë intelektin e tij studiues u mor me jetën dhe veprën e të Madhit shqiptar PJETER BOGDANI, pra rrënjët tona? 

-Athue pse Rugova orientoi popullin me fytyrë e mendje kah Amerika, Gjermania, Britania, Franca e deri në Australi, e jo dikah tjetër? 

-Athue pse Rugova kërkonte ndihmën e perëndimit per popullin shqiptar, për me investue ne ekonomi, e mirëqenien tonë? 

-Athue pse Rugova na solli në mendje Dardaninë? 

-Athue pse Rugova kurrë nuk kerkoi ndihma as diplomatike e as " ekonomike" nga shtetet e shkretinave?

- Në pergjigje të cilat vet Rugova i ka dhënë në këto pyetje, neëe e keni lexue e kuptue 
Rugovën, do të mund të themi se jemi Rugovista me civilizim evro- perëndimor, pasardhës të Gjergj Kastiotit e Shën Terezës.

Andaj per fund: kushdo që ka me pas dëshirë e ambicie mu kandidue për zgjedhje kryeministër nga LDK, ka mi pas këto pyetje nga unë...../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat