Kjo është pasuria e shefit të ri të AKI-së

Aktuale

Kjo është pasuria e shefit të ri të AKI-së

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:25
Shpend Maxhuni

Presidenti Hashim Thaçi në bashkëpunim me kryeministrit Ramush Haradinaj e kanë emëruar sot gjatë ditës Shpend Maxhunin shef të Agjenicsë së Intelegjencës Kosovare (AKI).

Drejtori i ri i AKI-së, Shpend Maxhuni në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 ka deklaruar mbi 70 mijë euro para të gatshme të deklaruara nëpër institucione bankare.  Këto para të gatshme janë nën posedim të tij, gruas dhe dy fëmijëve.

Maxhuni zotëron edhe dy vetura. Njëra veturë është personale e tij të cilën e ka vlerësuar me 7 mijë euro dhe një veturë tjetër të përbashkët të cilën e ka vlerësuar 10 mijë euro.

Shefi i ri i AKI-së zotëron pasuri të paluajtshme me vlerë prej 207 mijë euro. Në pasuri të paluajtshme ai ka llogaritur dy banesa, një shtëpi dhe një tokë.

Të gjitha këto pasuri të paluajtshme ai i ka deklaruar me pronësi të përbashkët.

Ai deri më ani ka kryer tri funskione. Si drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si ligjërues në Fakultetin e Sigurisë Publike dhe ka qenë anëtar bordi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat