Selimi: Drejtori i AKI-së nuk e ka kaluar testin e sigurisë nga ky institucion

Aktuale

Selimi: Drejtori i AKI-së nuk e ka kaluar testin e sigurisë nga ky institucion

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:50
Rexhep Selimi

Shpend Maxhuni, i cili që nga sot është emëruar në drejtor të AKI-së nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar testin e sigurisë që AKI ua bën zyrtarëve të shtetit dhe atyre të sigurisë.

Kështu tha sot deputeti i VV-së Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Progresit.

Selimi tha se derisa një numër i vogël I deputetëve janë duke diskutuar në seancë, krerët më të lartë të shtetit e kanë zgjedhur për drejtor të AKI-së një person i cili nuk e ka kaluar verifikimin po nga ky institucione të cilin që nga sot do ta drejtojë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat