Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj nga LDK dhe Rexhep Selimit nga Vetëvendosje, kanë kritikuar vendimin e presidentit dhe kryeministrit për emërimin Shpend Maxhunit në krye të AKI-së.
Selmanaj duke folur për këtë emërim ka thënë se ata kërkon shkarkimin e Maxhunit për skandalin me deportimin e gjashtë qytetarëve turq, ndërsa ai u emëruar në krye të AKI-së.
Selmanaj ka thënë se më këtë vendim sikur Thaçi e Haradinaj treguan se ata nuk do të ndalen në avazin e vjetër.
Ne kërkonim që Maxhuni të shkarkohet për shkak të përfshirjes së tij në arrestimin e gylenistëve dhe çka ndodh, Thaçi dhe Haradinaj na tregojnë se le që se kemi ndërmend me e ç’kap shtetin por kapja e shtetit po konsolidohet”, është shprehur Selmanaj.
Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka kritikuar emërimin e Maxhunit në krye të AKI-së.
Ai ka thënë se Maxhuni nuk e kishte kaluar verifikimin e sigurisë nga AKI.
Shpend Maxhuni i cili deri më sot ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është emëruar në krye të Agjenicisë së Kosovës për Inteligjencë, në vend të Driton Gashit