Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje

Aktuale

Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:15
Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje.

“Natyrisht se po”, tha Haxhiu në Info Magazine lidhur me atë se a është Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje.

“Kërkesa për zgjedhje është përmendur, edhe një tryezë javën e ardhshme, ne do të marrim pjesë aty për shkak se besojmë që është e rëndësishme që vendi të shkojë në zgjedhje, pikërisht për shkak të dëmeve dhe vendimeve të këqija të kësaj qeverie”.

Sipas Haxhiut, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje shkaku i problemeve të shumta, pavarësisht telasheve të brendshme përbenda subjektve politike.

“Besoj që duke marrë parasysh problemet që i kemi, nuk e kemi komoditetin që të merremi me vetveten, se si i kemi punët nëpër subjektet politike. Vendi ka jashtëzakonisht shumë probleme”.

“Këta (LDK) thonë që duhet qeveri teknike. Nuk ka kuptim me qeveri teknike vetëm për shkak të këtyre problemeve që shfaqen përbrenda LDK-së”.

“Ne nuk duhet që kur të flasim për zgjedhje, të flasim nga prizmi se si i kemi punët ne si subjekt politik por si i ka punët vendi. Dhe a është e drejtë karshi qytetarëve që të lihet qeveria Haradinaj në krye të institucioneve të vendit”.

“Vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme sidomos tash kur jemi në prag të bosnjëzimit të Kosovës me veprimet e zotëri Haradinaj”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat