“Ramushi është aty veç sa me dhënë nënshkrime edhe mos me ditë asgjë”

Aktuale

“Ramushi është aty veç sa me dhënë nënshkrime edhe mos me ditë asgjë”

Nga: D.RR Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:24
Ramush Haradinaj duke nënshkruar koalicionin me PDK-në. Foto nga arkivi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ka shkruar se emërimi i Shpend Maxhunit në krye të AKI-së  nuk është aspak befasues.

Ndër tjerash, Mushkolaj shkruan në Facebook se Thaçi ka uzurpuar edhe dialogun, ndërsa Ramush Haradinaj është aty sa për të dhënë nënshkrime dhe për të mos ditur asgjë, shkruan "Bota sot".

Postimi i plotë:

Aspak befasues emërimi i Shpend Maxhunit n'krye t'AKI'së. Thaçi edhe ashtu e ka pasë n'dorë shërbimin. Ashtu si ka uzurpu edhe të tjera institucione. Sikurse po e uzurpon edhe dialogun. Ramushi është aty veç sa me dhënë nënshkrime. Edhe mos me ditë kurgjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat