Miftari: Thaçi e Haradinaj nuk do të ndalen nga Interpoli, derisa të kryejnë disa ‘punë’

Aktuale

Miftari: Thaçi e Haradinaj nuk do të ndalen nga Interpoli, derisa të kryejnë disa ‘punë’

Nga: H.Orana Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:39
Thaçi e Haradinaj

Ministri i Brendshëm serb ditë më parë ka deklaruar se në listën e Interpolit janë rikthyer emrat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidentit Hashim Thaçi.

Por ish eprori i SHIK-ut, Naim Miftari, ka thënë se zyrtari serb kohë më parë kishte deklaruar se emrat e krerëve të shtetit të Kosovës, Thaçit dhe Haradinajt janë në listën e Interpolit, derisa të ‘kryejnë disa detyra’.

Image
Naim Miftari

“Jo ministri i MUP-it serb ka deklaruar pas vizitës në Francë, pikërisht në Lion se janë kthyer të gjithë emrat në fletëarrest të Interpolit, përpos emri i Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt janë të “mbuluara”, domëthënë gjersa i kryejnë disa detyra të shtëpisë nuk do të ndalen. Sipas mendimit tim këto janë shantazhe për (Zajednicen) dhe tentime për ta rritur pak rritjen e autoritetit të Hashim Thaçit, por edhe Ramush Haradinajt pasi tradhtisë dhe kompromitimit me çështjen e kufirit me Malin e Zi”, thotë Miftari.

Miftari thotë më tutje se këto janë shantazhe nga Serbia, e cila kalon më lehtë në bisedime, përderisa ka përballë një njeri që është i kapur me dosje të dyfishta.

“Sipas mendimit tim, këto janë shantazhe dhe rritja e reputacionit bëhet për arsye se Republikës së Serbisë i konvenon dhe kalon më së lehti në biseda për Kosovën, e ka përballë Hashim Thaçin, i cili është i kapur nga dosje të dyfishta, njërën për krime që I ka bërë ndaj bashkëkombasëve shqiptarë, duke vrarë shumarë dhe veprimtarë të LDK-së, por edhe duke vrarë komandanta të UÇK-së, që nuk ishin nën urdhërat e Hashim Thaçit, por dosja kryesore është e vëllaut të Hashim Thaçit, bashkëpunëtorit më të ngushtë të UDB-së, ku me ndihmën e tij dhe disa bashkëpunëtorëve tjerë, ku Serbia UDB-KOS arriti t’I vriste pothuajse të gjitha kokat kryesore të luftës çlirimtare që luftaun me mish e shpirt kundër Serbisë dhe kjo u bë për t’i hapur rrugën të vijnë në pozicione dhe pushtet. Shtabi I Rognerit dhe Pronto për të ardhur në pushtet gjatë Rambujesë dhe pas luftës, por bisedat e pas luftës me Serbinë janë skenar i përgatitur, ku pos Serbisë dhe Rusisë rol luan edhe Franca”, thotë Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat